Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas “Dr.Hafir Shala” është pajisur edhe me një autoambulancë, e dyta gjatë këtij viti, donacion ky nga një grup mërgimtarësh nga Gjermania.
Mërgimtarët nga Gjermania, Blendon Gërguri, Florim Hasi, Hysen Bashaj, Bajram Krasniqi, Muharrem Nika, Ramiz Halilaj, Xhevdet Hajdari, Ekrem Zeqiri e Xhevdet Abazaj, kanë mbledhur fonde dhe kanë siguruar autoambulancën e markës mercedes për shërbime shëndetësore e cila i është dhuruar QKMF-së në Drenas.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dorëzuar çelësat e këtij automjeti për QKMF-në dhe ka falënderuar bashkatdhetarët tanë që kanë dhuruar donacion një automjet të tillë i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit.
“I jam mirënjohës dhe falënderoi bashkatdhetarët tanë që kanë siguruar një automjet të tillë të kompletuar i cili plotëson të gjitha kërkesat e një automjeti që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare është duke u plotësuar me automjete për t’i shërbyer qytetarëve, ky është automjeti i dytë këtë vit që sigurojmë falë donacioneve nga mërgata jonë e dashur shqiptare”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Lladrovci gjithashtu kishte premtuar se do t’i vizitojë vetë të sëmurët në shtëpi, e i cili duket se e ka mbajtur premtimin, ku shihet duke vozitur ambulancën e donuar nga mërgimtarët, shkruan Gazeta Shneta.