Soda e bukës po cilësohet si një mënyrë mjaft e lehtë për pastrimin e flokëve tuaj.
Por, përveç kësaj, soda e bukës njihet edhe për vetitë forcuese të rrënjes së flokëve, si dhe parandalimit të rënies së tyre, transmeton Gazeta Shneta
Një numër i madh i femrave janë duke e përdorur një shampo të tillë, i cili po cilësohet si më i shëndetshëm.
Për prodhimin e këtij shamponit, juve do të ju nevojitet vetëm një përbërës.
Receta:
Përzieni një pjesë të sodës së bukës me 3 pjesë të ujit në një shishe të vogël shtrydhëse. Ju mund ta rregulloni dozën në varësi të gjatësisë së flokut tuaj.
Pasi ta arrini përzierjen, aplikojeni atë në flokë të lagura. Lëjeni të veprojë për 1-3 minuta dhe pastaj lajini flokët.
Pasi t’i keni larë, shpëlajini flokët me uthull.
Kombinojeni 1 pjesë të uthullës të mollës me 4 pjesë të ujit. Për të shmangur erën e uthullës, shtoni disa pika të livandës apo rozmarinës në përzierje.
Më pas, anojeni kokën dhe mbyllni sytë. Tani, shpërndajeni përzierjen në mes flokëve tuaj./Gazeta Shneta/