Dy muaj më parë, kjo nënë sikurse të tjerat ishte duke pritur me gëzim fundin e shtatzënisë.
Nëna 27-vjeçare Brroke Campbell tashme kishte lindur më parë dhe s’kishte pas asnjë problem gjatë shtatzënisë dhe prandaj s’kishte ndonjë arsye të shqetësohej as për shtatzëninë e dytë, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Por kur erdhi në javën e 36-të, më 28 gusht, nëna nisi të derdh gjak. Ajo nxitoi menjëherë në spital dhe deri atje, kishte humbur rreth 1.7 litra. Por më e keqja ende s’kishte ndodhur.
Mjekët e çuan për t’i bërë një ultrazë dhe këtu nëna kuptoi tragjedinë që i kishte ndodhur.
“Mjeku më shikoi me ultrazë dhe fytyra e tij më tmerroi. Ai më tregoi se zemra e djalit kishte ndaluar”.
“E shikova ultrazërin dhe e pashë trupin e pajetë të djalit i cili qëndronte brenda meje”, ka rrëfyer nëna me lot në sy.
Ishte shumë vonë për të bërë diçka, dhe mjekët e sugjeruan që të bëjë lindje natyrale, pasi operacioni cezarian mund ta linte me pasoja.
Pasi përfundoi e tërë kjo ngjarje e rëndë për nënën, ajo e kuptoi se kishte një çrregullim gjenetik i cili quhet “Factor V Leiden”, që e çoi në gjakderdhje.
Ky çrregullim kishte shkaktuar çarjen e placentës dhe si rezultat foshnja kishte mbetur pa oksigjen.
Gratë zakonisht i nënshtrohen një testi të gjakut nëse kanë histori të tilla familjare si aborte të përsëritshme, apo lindje të parakohshme, pasi ky çrregullim nuk vërehet në ultrazë. Brooke nuk iu nënshtrua këtij testi, pasi në shtatzëninë e parë nuk kishte probleme.
“Nëse ky test do të ishte i detyrueshëm, ndoshta do ta shmangia dhe sot biri im do të ishte gjallë”, ka deklaruar ajo. /Gazeta Shneta/