Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mesazh për Ardit Gjebrenë: Nuk të kisha uru me e pa vajzën tënde në atë pozicion

Jetë 26/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Balerinat, që trupi i tyre u përdor si lloj tryeze për tu ushqyer Ardit Gjebrea bashkë me një të ftuar në emisionin “E dielë”, ka revoltuar shumë ndjekës të këtij emisioni, ku edhe reagimet mbi këto pamje nuk kanë munguar, shkruan KultPlus.

Së fundi ka ardhë edhe një reagim nga Fjolla Spanca, një aktiviste e Kosovës, e cila ka shkruar mbi këtë emision, duke uruar që emisioni i Ardit Gjebresë të mbyllet. Më poshtë po e sjellim reagimin e saj të plotë që e ka postuar në rrjete sociale.

Trupi asht nder te Dhanunat Hyjnore qe tek ne vjen si amanet! Trupi asht cdo rrenqethje qe na e rrotullon zemren kur tinez vjedhet a dhunohet mishi jone. Trupi asht ai qoshku’ ku Shpirti endet lirshem dhe merr e jep sinjale diftuese te Frymes sone!

Atyne qe shpirti i asht mlu me petkun e padijes; atyne qe shpirti i asht nxi prej materializmit te shfrenum; atyne qe trupi i asht ba i huej prej mungeses se pershpirtminise, shume kisha dashte me ja u fal nji Pasqyre prej ku kishin me e pa Dritën mrena vetes dheeee se qysh e shuen marrezia Loçken e Zemres!!!

Kam dhimte t’madhe kur i shoh çikat e reja teksa çplohen neveritshëm per t’i plotsue tekat djallezore te disave. Jo se du me u ngaterrue ne zgjedhjen e gjithsekujt per me ba ca t’i teket me veten; por s’pranoj kurre qe per disa interesa/ cytje bajate modeli i menjeve te hallakatuna me u marre i mireqene dhe gruaja me u perdorun si ato kukullat kineze (kancerogjene) qe e prishin shnetin e fmijve!

S. #ArditGjebrea nuk ta kisha uru qe me e pa çiken tande n’qete pozicion! (si keto balerinat) AMA emisionit tand i uroj me zemer sa ma pak financime; pra PARE e pisllik. U mbyllte. Sa ma shpejt!!!

idhnushem,

Fjolla. Spanca.

Artikulli paraprakQKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore: Tolaj u sulmua në kokë
Artikulli i rradhës Ndërrimi i orës bëhet të dielën, si ta përshtatni orarin e fëmijës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.