Parandaloni infeksionet vaginale
Infeksionet vaginale janë sëmundjet më të shpeshta tek gratë
Infeksionet vaginale janë sëmundjet më të shpeshta gjinekologjike tek gratë dhe arsyeja më e shpeshtë për vajtjen tek gjinekologu. Infeksioni vaginal është dëmtimi i florës vaginale. Atë e përbëjnë rreth 90 mikroorganizma dhe në rrethana normale nuk shkaktojnë ndonjë problem.
Në mesin tyre janë laktobacilet shumë të rëndësishme, bakteriet e acidit laktik të cilat na mbrojnë nga mikroorganizmat e dëmshëm. Në sekret gjithashtu evidente janë edhe bakteriet në formë të rrumbullakët të cilat rrjedhin nga flora e zorreve dhe nuk paraqesin ndonjë pengesë, përderisa janë në baraspeshë me laktobacilet. Megjithatë, nëse baraspesha prishet paraqiten probleme dhe me zhdukjen e laktobacileve ndërrohet pH vaginale.
Sekreti normalisht është i thartë, për atë pH sillet nga 4,6 deri në 6, por me prishjen e baraspeshës mesatarja e florës shndërrohet nga e thartë në bazike, gjë që ndihmon zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm.
Paritja me çaj nga bimët
Për mirëmbajtjen e shëndoshë të florës vaginale udhëzohet përdorimi i prodhimeve të cilat blihen në barnatore dhe paritja me çaj nga bimët.
Në të gjitha barnatoret më të mira mund të gjeni tableta dhe granula të cilat me ndihmën e irigatorit, përdoren për paritje vaginale. Mund të përdoret edhe çaj kamomili. Çaji pregatitet në të njejtën mënyrë sikurse edhe pregaatitet për tu pirë. Pastaj e mbushim irigatorin me lëngun dhe fusim në vaginë në thellësi prej 5-6 centimetra dhe shtypim lëngun, por paritja nuk duhet bërë më shumë se dy herë në muaj dhe në kohën e mujoreve.
Mos u futni në marrëdhënie të rrezikshme
Për tu mbrojtur nga infeksionet, duhet të keni marrëdhënie të shëndoshë seksuale. Flora e shëndoshë vaginale dhe higjiena e mirë e mashkullit janë gjithashtu faktorë mbrojtës.
Kujdes të veçantë i preferohet grave, sidomos vajzave të cilat kanë marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe shpesh ndërrojnë partnerë. Në kohën prej 6 orësh pas marrëdhënies seksuale të rrezikshme duhet pastruar vendet intime apo duhet përdorur vaginaletet me bazë jodi povidon apo kantarionit.
Provoni vaginaletet me bimë mjekuese
Vajzave dhe grave të cilat iu shmangen përdorimit të irigatorit, sepse iu duket i komplikuar për mirëmbajtje të florës vaginale, atëherë iu perferohen vaginaletet të cilat mund të blihen pa recetë mjeku.
Gati në të gjitha barnatoret mund të gjinden vaginaletet me bazë propolisi, kamomili, kantarioni… Ato janë shumë të mira, sepse nuk kanë kurfarë efekte anësore. Për mirëmbajtje të florës vaginale preferohen edhe vaginaletet të cilat përmbajnë jod povidon por duhet të jeni të vëmendshëm, sepse ato nuk mund të përdoren shpesh.