Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekja ngre dyshime për vdekjen e Adelës: Shikoni se mos dikush tjetër ka qenë shkaktar

Jetë 30/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekja Teuta Kamberi Alizoti ka patur sot një reagim publik në Facebook, lidhur me ndarjen nga jeta të gazetares Adela Xhamani.

Duke ju referuar mediave (që në fakt kanë cituar burime të policisë) mjekja ka rrëzuar poshtë një lidhje mes epilepsisë dhe atakut kardiak, sikurse mund të mendohej në rastin e Adelës 31-vjeçare.

Duke sqaruar faktin që ataku kardiak nuk ka asnjë lidhje me epilepsinë, mjekja shkruan se dikush tjetër mund të ketë qenë shkaktar, por pa lënë të kuptohet qartë se çfarë nënkupton me këtë fjali.

Mjekja e mbyll postimin e saj me dy fjali që gjithashtu lënë vend për aludime:

“Per mua ajo vajze kishte shume per te thene. por nuk e lane ta thoshte…”

Ndërkohë, policia ende nuk ka një shkak zyrtar për vdekjen e 31-vjeçares nga kavaja, mëngjesin e së dielës në banesën e saj, teksa priet vendimi e ekspertizës mjeko-ligjore.

Statusi i plotë

Pallavrat e mediave..ka qene epileptike..?!
E para nuk e kam egzaminuar kurre per 25 vjet…
por edhe sikur…
pastaj…c’fare lidhje ka me atakun kardiak?!
Ta zeme se ka qene me epilepsi dhe eshte futur ne status epileptik..
do te kishte shenja goditje duke u perplasur me orendite perqark..duke qene vetem..
Shikoni se mos dikush tjeter ka qene shkaktar..
Ajo jetonte vetem..dhe policia tha nuk kishte shenja goditje..
Ku ishte mjeku ligjor..te vdesesh nga epilepsia eshte e pamundur te mos lesh gjurme…si psh urinim te pavullnetshen..kafshim te gjuhes..trauma..etj..
ky ne konteksin e nje statusi epileptik..
sipas jush…
Per mua ajo vajze kishte shume per te thene.
por nuk e lane ta thoshte…

U prehsh ne paqe zemer..
Uroj te gjehet e verteta jote..
Te jesh engjell nuk eshte keq ne kete bote te shemtuar..????

Artikulli paraprakPse duhet të hani banane me shenja të zeza
Artikulli i rradhës Binjakët që tronditën edhe mjekët me peshën e tyre: Ja se sa peshojnë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.