Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë kryer lindjen 32 nëna.
Një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas raportit të klinikës, nga 33 foshnja, 16 prej tyre janë vajza ndërsa 17 djem.
Në Gjinekologji 15 gra kanë lindur për herë të parë.
Ndërsa 13 nëna kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre me operacion cezarian. /Gazeta Shneta/



