Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse nuk duhet t’i japim bebes ujë me sheqer

Jetë 02/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh dëgjojmë nëna që i japin apo pyesin nëse munden ta ushqejnë beben e tyre me ujë dhe sheqer.

Madje në rastet më ekstreme disa nëna e kanë përdorur edhe si një qetësues për të qarat e fëmijës, por që është shumë e dëmshme!

Uji nuk rekomandohet tek bebet e vogla pasi mund të reduktojë nivelin e elektroliteve në trupin e fëmijës duke qënë se ai do të urinojë më shpesh dhe nga ana tjetër deri në vitin e parë të jetës organizmi i fëmijës nuk është në gjendje të bëjë një balancim të mirë të natriumit dhe kripërave.

Përse nuk duhet të përdorim ujin me sheqer tek bebet?

Ai nuk është aspak i mirë për shëndetin e fëmjës sepse përmban shumë kalori (quhen kalori boshe) dhe nga ana tjetër ul oreksin e fëmijës.

Duke qënë kështu bebi do të pijë më pak qumësht dhe për pasojë nuk do të ketë një rritje të shëndetshme.  Ai mund të përdoret në rastet më të rralla nga ana e mjekëve nëse nevojitet analizë gjaku apo operacion intestinal.

Deri në muajin e 6 fëmija duhet të marrë vetëm qumësht dhe asgjë tjetër, sidomos qumështin e gjirit që është perfekt për nevojat e tij.

Nëse nuk keni mundësi të ushqeni me gji duhet të përdorni vetëm formulën. Uji me sheqer do të dëmtojë ciklin e ushqyerjes së fëmijës dhe ju nuk duhet t’i jepni asnjëherë fëmijës ujë me sheqer. I vetmi sheqer që fëmija mund të marrë është ai natyral, pra nga frutat apo perimet.

Sheqeri nga burime të tjera mund të kompromentojë funksionimin e sistemit imunitar të fëmijës, dhe si pasojë e kalorive të mëdha të panevojshme mund të rritet edhe niveli i hormoneve.

Niveli i lartë i sheqerit do të ndikojë edhe në dëmtimin e pankreasit dhe për pasojë fëmija mund të bëhet diabetik.

Bebi para muajit të 6 nuk duhet të pijë uje (pra derisa të fillojë ushqimet e ngurta) pasi mund të hidratohet më tepër nga normalja dhe të krijohet problemi i quajtur “helmimi nga uji”. /pernenat

Artikulli paraprakPasi lindi fëmijën, nëna falënderon Zotin që u takua me këtë gjinekologe
Artikulli i rradhës Infermierja e arrestuar padrejtësisht dëmshpërblehet me 500 mijë dollarë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.