Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 5 milionë foshnje humbën jetën, akuzohen lëvizjet kundër vaksinimit

Lajme 27/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përgjegjësia morale për vdekjen e shumë fëmijëve i është ngarkuar lëvizjeve kundër imunizimit.

Ky është reagimi i ashpër i Komisionerit Evropian për shëndetësinë Vytenis Andriukaitis gjatë një konferencë për shtyp mbi situatën e shëndetësisë në Bashkimin evropian, ndaj lëvizjeve të njohura si “no vax”.

“Familjet që ua vunë veshin rekomandimeve të no vax u detyruan të varrosin fëmijët e tyre. Ata që e kundërshtojnë imunizimin i këshilloj të bëjnë një shëtitje nga varrezat europiane, ku ka ende varre njerëzish që kanë vdekur në shekullin e nëntëmbëdhjetë sepse nuk kishte vaksina atëherë. Këto lëvizje na çojnë dekada pas, në vitet e obskurantizmit”.

Duke ngarkuar me faj jo vetëm lëvizjet qytetare kundër vaksinimit, por edhe familjet që e kanë vënë në zbatim këtë kërkesë, vazhdimi i thirrjes së tij është kërkesa për brezat e rinj që të mos neglizhojnë vaksinimin.

Një ditë pas reagimit të përfaqësuesit të BE, edhe specialistët në vendin tonë bëjnë apel për vaksinimin e fëmijëve.

Edhe pse nuk ka shifra konkrete për jetë të humbura për shkak të mos vaksinimit në vendin tonë, sërish nuk mund të mos merret në konsideratë që vdekjet në moshë të hershme të kenë lidhje me mungesën e vaksinës. Ndërkohë që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 5,6 milion foshnje kanë humbur jetën në vitin 2016. /tvklan

Artikulli paraprakPrekëse, vajza humbi ndjenjat në emision shkaku i nënës së saj
Artikulli i rradhës Këto janë arsyet pse foshnja tërheq ose fërkon veshin

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.