Avancimi i teknologjisë në mjekësi ka mundësuar trajtimin e sëmundjeve të rralla tek pacientët si dhe rezultate shumë më të mira.
E pikërisht falë investimit në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë dhe teknikave moderne kirurgjikale që po përdorin me mjekët atje, po mundësohet kryerja e ndërhyrjeve të rralla që nuk janë kryer më parë.
“Siç është ky rast suksesi i trajtimit të enëve të gjakut me metoda hybride, ku kombinohet kirurgjia klasike e enëve të gjakut me teknikat moderne të ndërhyrjes endovaskulare”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Gazeta Shneta.
Urgjenca dhe blloku operator i këtij spitali deri vonë kanë funksionuar me pajisje që datonin prej viteve 60-70.
Spitali tashmë është transformuar pas investimeve në 8 salla operatore, 3 salla të urgjenvës, reanimacion i rinovuar, imazheri me pajisje të fundit të teknologjisë, etj.