Dhimbja e fytit mund të jetë një shenjë e Covid-19, por nuk është e zakonshme.
Një studim në Kinë raportoi se vetëm 14 përqind e 55,000 pacientëve me raste të konfirmuara të Covid përjetuan një dhimbje të fytit shkruan MedStarHealth.org, përcjell Gazeta Shneta.
Trupi i gjithsecilit reagon ndryshe ndaj virusit, kështu që ndërsa është e mundur të keni një dhimbje të fytit si një simptomë e Covidit, ka më shumë të ngjarë që të keni simptoma të tjera.
Si mund ta di nëse dhimbja e fytit ka të bëjë me Covid-19?
Mund të jetë e vështirë të përcaktohet se çfarë është duke shkaktuar dhimbje të fytit.
Ndër të tjera, dhimbja e fytit mund të jetë një simptomë e shumë sëmundjeve të tjera, duke përfshirë alergji, infeksion nga strepotokoket, ose dhe infeksione të tjera.
Mënyra më e mirë për të ditur nëse dhimbja e fytit ka të bëjë me Covid është të kërkosh edhe për simptoma më të zakonshme të virusit, të tilla si ethe, kollë ose gulçim.
Si mund ta trajtoj dhimbjen e fytit në shtëpi?
Pavarësisht nëse dhimbja e fytit është ose jo një simptomë e Covidit, ka disa gjëra që mund të bëni në shtëpi për të lehtësuar dhimbjen tuaj.
Për të lehtësuar acarimin për shkak të një dhimbje të fytit, mund të provoni:
– Gargarë me ujë të ngrohtë me kripë;
– Pirja e çajit të ngrohtë;
– Marrja e ilaçeve pa recetë (p.sh. Paracetamoli).
Kur duhet të kërkoj kujdes mjekësor për një dhimbje të fytit?
Në disa raste, mund t’ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor për një dhimbje të fytit.
Nëse keni një dhimbje të fortë në fyt që përkeqësohet ose e bën sfiduese gëlltitjen, merrni parasysh konsulta me mjekun tuaj familjar. /Gazeta Shneta/