Një studim i ri sugjeron se mangot, pavarësisht përmbajtjes së lartë të sheqerit natyral, mund të përmirësojnë më mirë faktorët e rrezikut për prediabetin se sa një ‘snack’ me granola me pak sheqer. Kjo lidhet kryesisht me faktin se mangot janë një ushqim i plotë, i pasur me fibra, vitamina dhe lëndë ushqyese, ndryshe nga produktet e përpunuara që përmbajnë sheqer të shtuar dhe aditivë.
Studimi u zhvillua në Florida State University, ku 24 pjesëmarrës të moshës 50–70 vjeç u ndanë në dy grupe: një grup konsumonte një mango të freskët çdo ditë (32 g sheqer), ndërsa grupi tjetër merrte një bar granola me pak sheqer (11 g). Gjatë 24 javëve, studiuesit ndoqën nivelet e glukozës në gjak, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndryshimet në yndyrën trupore, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se grupi i mangove kishte përmirësim të kontrollit të glukozës, ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës dhe reduktim të yndyrës trupore, duke sugjeruar një rrezik të ulët për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Ekspertët theksojnë se ky rezultat nuk do të thotë se një “superushqim” mund të parandalojë diabetin. Dietat e balancuara dhe aktiviteti fizik mbeten faktorët kryesorë për parandalimin e sëmundjes.
Sipas Dr. Jason Ng dhe Şebnem Ünlüişler, konsumimi i frutave të plota, duke përfshirë mangot, është zakonisht i sigurt dhe përfitues në moderim, pasi fibra dhe fitonutrientët ndihmojnë në ngadalësimin e absorbimit të sheqerit dhe mbrojnë metabolizmin.
Këshilla kryesore: frutat e plota janë të dobishme, por konsumimi i tepruar i sheqernave edhe natyrale mund të jetë i dëmshëm. /Gazeta Shneta/


