Shtatzënia dhe pyetjet e punës dentare janë të zakonshme për nënat që presin një bebe.
Rritja e niveleve të hormoneve gjatë shtatzënisë bën që mishrat e dhëmbëve të fryhen, të rrjedhin gjak dhe të bllokojnë ushqimin duke shkaktuar acarim të shtuar të mishit të dhëmbëve shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Puna dentare parandaluese ndërsa jeni shtatzënë është thelbësore për të shmangur infeksionet orale të tilla si sëmundja e mishit të dhëmbëve, e cila ka qenë e lidhur me lindjen e parakohshme.
Pra, ashtu siç është thënë edhe më parë, proceset dentare përderisa jeni shtatzënë, siç janë mbushjet e kavitetit dhe kurorat, duhet të trajtohet për të zvogëluar mundësinë e infektimit.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Nëse gjatë shtatzënisë keni nevojë për ndërhyrje dentare, tremujori i dytë është ideal.
Sapo të arrini tremujorin e tretë, mund të jetë shumë e vështirë të shtriheni në shpinë për një periudhë kohore.
Ndërsa, trajtimet me zgjedhje, siç janë zbardhja e dhëmbëve dhe procedurat e tjera kozmetike, duhet të shtyhen deri pas lindjes.
Është më mirë të shmangni këtë lloj të punës dentare ndërsa jeni shtatzënë dhe të shmangni ekspozimin e foshnjës në zhvillim ndaj rreziqeve, edhe nëse ato janë minimale. /Gazeta Shneta/