Gratë mund të kenë nevojë për më shumë gjumë se burrat për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë fazave të jetës si shtatzënia dhe menopauza.
Mesatarisht, gratë flenë pak më shumë se burrat, megjithëse është e paqartë nëse kjo reflekton një nevojë më të lartë për gjumë ose nëse burrat flenë më pak se sa duhet, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Ndryshimet hormonale gjatë menopauzës mund të rrisin rrezikun e çrregullimeve të gjumit si apnea obstruktive e gjumit tek gratë.
Ndërsa shtatë deri në nëntë orë gjumë është qëllimi i rekomanduar për shumicën e të rriturve, gratë mund të kenë nevojë edhe për më shumë pushim se burrat.
Hulumtimet sugjerojnë se gratë mund të kërkojnë më shumë gjumë se burrat në faza të ndryshme të jetës, sipas Dr. Kin M. Yuen, specialist i mjekësisë së gjumit në UCSF Health dhe zëdhënës i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit.
“Kur shikojmë foshnjat femra në krahasim me foshnjat meshkuj, ata kalojnë pak më shumë kohë duke qenë në gjumë”, tha Dr. Yuen për Verywell.
Dr. Yuen vuri në dukje se ndërsa adoleshentët shpesh bëjnë gjumë më të dobët, modeli i fermave që kanë nevojë për më shumë gjumë shpesh vazhdon deri në moshën madhore. Femra mesatare e rritur fle 7,5-8 orë gjumë në natë, ndërsa mashkulli mesatar fle 7-7,5 orë.
Megjithatë, është e paqartë nëse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë ose nëse burrat thjesht nuk po flenë mjaftueshëm. Të dhënat ekzistuese për këtë temë janë disi të paqarta.
Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë ose menopauzës mund të ulin cilësinë e gjumit për gratë, sipas Dr. Michelle Drerup, drejtoreshë e mjekësisë së gjumit të sjelljes në Qendrën e Çrregullimeve të Gjumit në Klinikën Kleveland.
Shtatzënia shoqërohet me luhatje hormonale përgjatë tre tremujorëve, të cilat mund të çojnë në lodhje, përgjumje dhe nevojë të shpeshtë për të urinuar gjatë natës, shtoi Dr. Drerup.
Perimenopauza dhe menopauza gjithashtu çojnë në luhatje të mëdha të hormoneve që shpesh shkaktojnë simptoma si afshet e nxehta dhe djersitjet e natës, të cilat të dyja mund të prishin gjumin.
Mes tjerash, Greenstein tha se gratë pas menopauzës gjithashtu kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me apnea obstruktive të gjumit, e cila rezulton në gjumë me cilësi të dobët dhe të fragmentuar. /Gazeta Shneta/


