Nauzea është një ndjenjë e zakonshme që shkaktohet nga një numër gjërash, por a është kjo gjendje një simptomë e Covidit?
Nauzeja është një ndjenjë e sëmundjes në stomak, fyt dhe gjoks që është shumë e zakonshme shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Çfarë e shkakton nauzenë normalisht?
Infeksionet gastrointestinale dhe helmimi nga ushqimi janë dy shkaqet më të zakonshme të nauzës akute e që mund të shoqërohen shpesh me diarre dhe të vjella.
Nëse nauzea juaj vjen me një dhimbje koke dhe një temperaturë të lartë, ka më shumë të ngjarë që të keni një infeksion siç është gripi.
Nëse keni një dhimbje koke dhe jeni të ndjeshëm ndaj dritës dhe zërit në të njëjtën kohë kur ndjeheni të sëmurë, mund të keni një migrenë.
Ndjenja e nauzesë vie edhe nga urthi ose fryrja e stomakut pas ngrënies e ndonjëherë kjo ndjesi është një efekt anësor nga një ilaç që po merrni të tilla si kimioterapia, ose mund të jetë një shenjë e sëmundjes së mëngjesit në shtatzëninë e hershme.
Mirëpo, nauzea nuk është një nga simptomat më të zakonshme të Covidit, por është parë në shumë raste.
Sipas Klinikës Mayo: “Covid-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta gastrointestinale, duke përfshirë humbjen e oreksit, të përziera, të vjella dhe diarre.
“Këto simptoma mund të zgjasin vetëm një ditë. Disa njerëz me Covid-19 kanë diarre dhe nauze para se të shfaqin ethe dhe simptoma të frymëmarrjes”.
Nëse nuk po përjetoni simptoma të tjera të koronavirusit, duhet të shikoni shkaqe të tjera të nauzesë në vend që të dyshoni për koronavirus. /Gazeta Shneta/