Presioni i lartë i gjakut është një gjendje e zakonshme që mund të rrisë shanset e një personi për të zhvilluar demencë.
Hulumtimet janë duke vazhduar për mënyrat më të mira për të ulur rrezikun e demencës, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se në mesin e njerëzve me presion të lartë të gjakut, pirja e gjysmë deri në një filxhan kafeje ose katër deri në pesë filxhanë çaji në ditë lidhej me rrezikun më të ulët të demencës.
Një studim i publikuar në “Scientific Reports”, ekzaminoi sesi konsumimi i kafeinës lidhej me rrezikun e demencës, duke përdorur të dhëna nga mbi 453,000 pjesëmarrës.
Studiuesit vunë re se njerëzit me presion të lartë të gjakut mund të jenë në gjendje të ulin rrezikun e zhvillimit të demencës duke konsumuar një sasi të caktuar kafeje ose çaji – gjysmë deri në një filxhan kafeje ose katër deri në pesë filxhanë çaj në ditë.
Ndërsa kërkohen më shumë të dhëna, rezultatet nxjerrin në pah një tjetër hap të mundshëm veprimi mbrojtës që mund të përfitojë njerëzit me presion të lartë të gjakut. /Gazeta Shneta/


