Rreth 5% e të rriturve në mbarë botën jetojnë me depresion.
Një ilaç i përshkruar zakonisht për trajtimin e depresionit janë frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI), të cilët kanë mjaft efekte anësore të mundshme, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ashtu si me të gjitha medikamentet, SSRI-të kanë efekte anësore që mund të përfshijnë nervozizëm ose ankth, dhimbje koke, nauze, gojë të thatë, probleme me gjumin dhe humbje të dëshirës seksuale. Për më tepër, studimet e kaluara tregojnë se SSRI-të nuk funksionojnë për rreth 30% të njerëzve me depresion.
Studiuesit nga Imperial College London në Mbretërinë e Bashkuar thonë se psilocibini ofron përmirësim të ngjashëm të simptomave të depresionit si një ilaç SSRI.
Ata zbuluan se pjesëmarrësit raportuan gjithashtu përmirësime më të mëdha në funksionimin social dhe lidhjen psikologjike pas 6 muajsh.
Studimi u botua së fundi në revistën “Lancet eClinical Medicine”, dhe u prezantua në Kongresin e 37-të të Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmakologjisë (ECNP). /Gazeta Shneta/


