Hulumtimet sugjerojnë se acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 që gjenden në vajin e peshkut mund të ndihmojnë në parandalimin e disa lloje kanceri.
Këto acide yndyrore luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm të trupit, dhe pasi trupit nuk mund t’i prodhojë ato vetë, ato duhet të merrem nga burime ushqimore, si p.sh. nga peshqit yndyrorë ose nga suplementet e vajit të peshkut, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Gjeorgjisë ka gjetur se acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 mund të ofrojnë mbrojtje ndaj disa lloje kanceri, duke përfshirë kancerin e kolonit, stomakut dhe mushkërive.
Në studime të mëparshme, omega-3 është lidhur me një rrezik më të ulët për kushte të tilla si demenca dhe sëmundjet e zemrës, si dhe përmirësimin e shëndetit të syve. Ndërkohë, omega-6 ka treguar mundësi në uljen e rrezikut për diabetin tip 2 dhe zvogëlimin e inflamacionit në trup.
Ky studim i ri, i publikuar së fundmi në International Journal of Cancer, sugjeron se këto acide yndyrore mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në uljen e rrezikut të disa lloje kanceri, duke hapur mundësi për përdorimin e tyre si një strategji parandaluese në luftën kundër kancerit./ Gazeta Shneta/


