Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të ndihmojnë vitaminat B12 dhe folati në luftimin e lodhjes kronike?

Jetë 04/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lodhja është një përvojë e zakonshme për të gjithë, por për disa persona ajo bëhet një problem i vazhdueshëm që ndikon ndjeshëm në jetën e përditshme.

Lodhja kronike prek miliona njerëz në mbarë botën dhe mund të pengojë aftësinë për të punuar, studiuar apo kryer aktivitetet e zakonshme. Shkaktarët e saj nuk janë plotësisht të qartë, por mendohet se mund të shfaqet pas infeksioneve virale ose periudhave të stresit të madh fizik, si ndërhyrjet kirurgjikale të rënda, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Një studim i fundit nga Japonia sugjeron se mungesa e vitaminës B12 dhe folatit (vitamina B9) mund të lidhet me lodhjen fizike dhe mendore.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 600 të rriturve dhe zbuluan se personat me nivele të larta të homocisteinës në gjak kishin më shumë gjasa të përjetonin lodhje dhe mungesë motivimi.

Homocisteina është një substancë që grumbullohet kur organizmi nuk ka mjaftueshëm vitaminë B12 dhe folat, të cilat janë të nevojshme për metabolizmin normal.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet tregojnë vetëm një lidhje dhe nuk provojnë se mungesa e këtyre vitaminave është shkaku i drejtpërdrejtë i lodhjes.

Faktorë të tjerë, si gjendja e përgjithshme shëndetësore, mënyra e jetesës apo proceset inflamatore në organizëm, mund të luajnë gjithashtu rol.

Sipas ekspertëve, ruajtja e niveleve të mjaftueshme të vitaminave B12 dhe B9 përmes ushqimit të balancuar ose, kur është e nevojshme, përmes suplementeve, mund të ndihmojë në mbështetjen e energjisë dhe mirëqenies së përgjithshme.

Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar më qartë rolin e këtyre vitaminave në lodhjen kronike.

Studiuesit vunë re se nivelet e larta të homocisteinës shoqëroheshin me më shumë lodhje fizike te burrat dhe me motivim më të ulët te gratë.

Vitaminat B12 dhe B9 (folati) luajnë rol kyç në prodhimin e energjisë, formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionimin e sistemit nervor.

Kur këto vitamina mungojnë, organizmi mund të prodhojë më pak energji dhe të ndikohen proceset që rregullojnë humorin dhe motivimin, duke shkaktuar lodhje, përqendrim të dobët dhe mungesë energjie.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se studimi nuk provon se mungesa e vitaminave shkakton drejtpërdrejt lodhjen.

Për të mbështetur nivele të shëndetshme të tyre rekomandohet konsumimi i mishit, peshkut, vezëve, produkteve të qumështit, perimeve me gjethe jeshile, bishtajoreve dhe drithërave të pasuruara. Në raste të veçanta, mund të nevojiten edhe suplemente sipas këshillës së mjekut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHumbja e peshës mund të ruhet edhe me doza më të ulëta të barnave për obezitet
Artikulli i rradhës Vetëm 90 minuta ushtrime force në javë mund të ndihmojnë për një jetë më të gjatë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.