Aftësitë kognitiv i referohen proceseve si të menduarit, kujtimi dhe marrja e vendimeve. Njëkohësisht, ai përfshin edhe kreativitetin, imagjinatën dhe sjelljen e individit.
Deri më tani, ekspertët besojnë se gjidhënia mund të kontribuojë në inteligjencë, kujtesën, gjykimin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve të fëmijës shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
E për këtë, studimi i publikuar në Pediatrics në mars të vitit 2017 raportoi se nuk ka përfitime afatgjata tek aftësitë kognitive. Në raport thuhet se fëmijët që ushqeheshin me gji për të paktën 6 muaj kishin aftësi më të mira për zgjidhjen e problemeve.
Pavarësisht nëse është nga qumështi i gjirit ose formula e foshnjës, marrja e lëndëve ushqyese të duhura për zhvillimin e trurit është e rëndësishme. Megjithatë, përtej ushqyerjes, ka një sërë faktorësh që kontribuojnë në shëndetin kognitiv:
-Shtatzënia: kur nëna kujdeset mirë për shëndetin e saj dhe të foshnjes para lindjes
-Marrëdhënia mes prindit dhe fëmijës: zgjedhjet e prindërimit mund të inkurajojnë apo dekurajojnë të mësuarit kognitiv
-Gjenetika: inteligjenca dhe suksesi në fushat akademike lidhen edhe me gjenetikën. /Gazeta Shneta/