Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

​A u skadon afati fondeve të BE-së për Kosovën?

Lajme 05/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janari iku, e shkurtit i erdhi edhe dita e pestë, por në Kosovë ende nuk është finalizuar procesi zgjedhor, si kusht për themelimin e institucioneve të reja.

Në këso rrethana, rreth 900 milionë euro, fonde të Bashkimit Evropian, po presin edhe më tej aminin e deputetëve për t’u disbursuar për Kosovën. Në Unionin Evropian thonë se, pavarësisht vonesave, Kosova mbetet ende e kualifikuar për të marrë deri në 882 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes.

Sipas tyre, vonesat po ndodhin për shkak të mosformimit të institucioneve në Kosovë pas dy proceseve zgjedhore vitin e kaluar. E, në qeverinë në detyrë, thonë se pas formimit të institucioneve të reja prioritet është votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, mes të cilave edhe Plani i Rritjes. Në ekzekutiv deklarojnë se, pavarësisht se mjetet nuk janë ndarë, po vazhdojnë punën drejt realizimit të agjendës së reformave të dakorduara me BE-në mbi këtë ujdi.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, thotë për KosovaPress se është në interes të Kosovës që ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të ndodhë sa më shpejt për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë nën Planin e Rritjes.

Sipas saj, pa marrjen e dritës së gjelbër të këtyre ujdive, Kosova nuk mund të bëjë kërkesë për pagesë në kuadër të reformave.

“Kosova ishte ndër partnerët e parë të Ballkanit Perëndimor që miratoi Agjendën e saj të Reformave të kërkuar nga Plani i Rritjes së BE-së, i cili u miratua nga Komisioni Evropian në tetor 2024. Prandaj, Kosova mbetet e kualifikuar për të marrë deri në 882 milionë euro fonde në kuadër të Planit të Rritjes, në varësi të hyrjes në fuqi të marrëveshjeve lidhur me Facilitetin për Reforma dhe Rritje, si dhe të gjitha kushteve të tjera për pagesë. Për shkak të vonesës në formimin e institucioneve, marrëveshjet lidhur me Facilitetin për Reforma dhe Rritje ende nuk kanë hyrë në fuqi. Pa ratifikimin e marrëveshjeve, Kosova nuk mund të bëjë kërkesë për pagesë në kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje. Faciliteti për Reforma dhe Rritje është një instrument me kohë të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më shpejt për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë nën Planin e Rritjes, për të mirën e popullsisë së saj”, thuhet në përgjigjet e saj për KosovaPress.

Në anën tjetër, Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, thotë se vonesat e alokimit të mjeteve të BE-së për Kosovën ndodhin për shkak të mosgatishmërisë së partive opozitare për t’i kaluar në legjislaturën e kaluar.

Sipas tij, pavarësisht se mjetet nuk janë disbursuar për Kosovën, qeveria në detyrë po punon në realizimin e reformave të dakorduara me BE-në mbi Planin e Rritjes.

“Qeveria në detyrë, në ndërkohë që Kuvendi ishte i formuar, para zgjedhjeve të parakohshme, propozoi votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mes të cilave edhe Planin e Rritjes, nga i cili Kosova do të përfitojë rreth 882 milionë euro dhe parafinancimin fillestar prej mbi 60 milionë eurosh. Opozita refuzoi ta votojë atë, duke mbajtur peng miratimin e marrëveshjes dhe fillimin e lirimit të fondeve nga BE për Kosovën. Po të mos kishte bllokim të palogjikshëm nga ana e opozitës, Kosova sot do ta kishte marrë shumën e parafinancimit. Me të formuar institucionet e reja, përsëri do të jetë prioritet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, mes të cilave edhe Plani i Rritjes. Në ndërkohë, qeveria vazhdon punën drejt realizimit të agjendës së reformave të dakorduara me BE mbi Planin e Rritjes, për të cilën raportojmë edhe drejt Unionit në baza të rregullta rreth vazhdimësisë dhe avancimit të reformave”, deklaron Kadiu në përgjigjen për KosovaPress.

Por, pavarëssisht se Kosova është vonë në ratifikimin e marrëveshjeve me BE-në, sipas profesorit të integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, këtyre ujdive, ende s’u ka skaduar afati.

Sipas tij, vetëm 65 milionë eurot janë të sigurta si mjete të parafinancimit, ndërsa pjesa tjetër duhet të dëshmohet përmes realizimit të reformave.

“Ne veçse jemi vonë. Ne jemi vonë më shumë se një vit në ratifikimin e dy marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, por kjo nuk është e tëra. Është paraparë një shumë, një parapërcaktim i 61 milionë eurove për të filluar reformat. Ne ende s’kemi filluar reformat dhe kjo paradhënie e parë varet nga ratifikimi i dy marrëveshjeve për të filluar reformat. Çdo mjet tjetër për t’u alokuar në qeveri duhet të dëshmohet se reformat e ndërmarra kanë përfunduar. Nuk është aq e thjeshtë me i marrë ato fonde, pasi ne po mendojmë se 880 milionë euro do t’i marrim menjëherë, mirëpo jo. Vetëm 61 milionë i marrim menjëherë dhe të tjerat duhet të dëshmohet, evidentohet dhe faktohet se reforma është aprovuar. Edhe nëse sot do ta kishim qeverinë, do të duhej të punonim me shpejtësi të dritës dhe t’i arrinim reformat me kohë”, potencoi ai.

Disbursimi i mjeteve të parafinancimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, të cilat, për shkak të moskonstituimit të legjislaturës së dhjetë, ende nuk ka ndodhur.

Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629,3 milionë eurosh janë hua afatgjata.

Artikulli paraprakReparti i Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës trajtoi mbi 390 pacientë gjatë vitit 2025
Artikulli i rradhës Studim: Dieta mesdhetare ul rrezikun e goditjes në tru te gratë

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.