Reparti i Neurologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka ofruar shërbime të specializuara për qindra pacientë gjatë vitit 2025.
Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, gjatë këtij viti ky repart ka trajtuar 394 pacientë të hospitalizuar, të cilëve u është ofruar mbikëqyrje dhe trajtim 24-orësh.
Shërbimet neurologjike janë ofruar nga një ekip i përbërë nga tre neurologë specialistë dhe tetë infermierë/e.
Përveç trajtimit spitalor, Reparti i Neurologjisë ka realizuar edhe mbi 6 mijë vizita dhe kontrolle për pacientë në ambulancat specialistike./Gazeta Shneta/




