Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Lajme 05/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë kanë arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin, raporton EO.

Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së para mediave tha se për bashkëpunimin me Osmanin u përkrah nga anëtarët.

“Me votim në këtë trup, u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore. Pikë e veçantë e këtij takimi ishte edhe natyrisht bashkimi i madh për të cilin po flasim e për të cilin jemi angazhuar. I njoftova edhe kryesinë edhe kryetarët e degëve me procesin e deritanishëm. Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Po për këtë, më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Pra, kishte dakordim për idenë e bashkimit, kishte dakordim për garim të përbashkët, kishte dakordim për shumë gjëra që i kemi diskutuar deri më tani dhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do t’i formalizojmë këto çështje në detaje”, tha ai.

Abdixhiku mohoi se Osmani ka pasur kushte. Ai thotë se nuk është folur për kushte.

“Asnjë kusht me Vjosën s’kemi pasur. Pra nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit të të gjithëve brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe ky përbashkim nënkupton që ne ndërtojmë relacione mbi mirëbesim. Dhe përderisa kemi mirëbesim dhe kemi vizion të përbashkët nuk flitet për kushte sepse s’po flasim për relacione kushtëzuese ndaj njëri tjetrit. Pra shumë nga ato raportime kanë qenë të pasakta, i kemi diskutuar edhe unë me të shpesh, por kanë qenë të pasakta. Tani kemi vullnetin e LDK-së për të finalizuar këtë marrëveshje, dhe për të finalizuar një listë të përbashkët, besoj më jepni pak kohë që ta finalizojmë zyrtarisht sepse kjo është vetëm qasje e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhen dy për një marrëveshje”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se Osmani mund të jetë bartëse e listës dhe se është kandidatja më e duhur për presidente.

“Pa asnjë problem. Jo, kjo çështje s’është për mua, besoj që Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja e shkëlqyeshme dhe më e duhura për presidente të Kosovës. Besoj që populli i Kosovës e dëshiron një gjë të tillë dhe jam i gatshëm që bashkë me kolegët tanë dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës t’ia mundësojmë vetës, popullit të Kosovës, Republikës së Kosovës një kandidaturë të tillë. Prandaj renditja në listë për mua nuk ka fare rëndësi, përderisa gjejmë një modalitet që funksionon, që i fton njerëzit të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi, që ngrit shpresë për Republikën e Kosovës, edhe në fund që e ngrit dhe vizionin dhe programin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës drejtimin e duhur”, tha ai.

Artikulli paraprakTesti i ri gjenetik parashikon rrezikun për tetë sëmundje të zemrës
Artikulli i rradhës Urthi dhe tretja e keqe gjatë shtatzënisë: Shkaqet dhe mënyrat e lehtësimit

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.