Adelina Tahiri gjithmonë ka qenë ajo vajza energjetike, por së fundmi shtatzënia dhe martesa atë e kanë bërë ende më aktive, e sidomos në rrjete sociale.
Megjithatë, Adelina duhet ta kuptojë se energjinë duhet ta ruaj për kujdesjen e fëmijës në përgjithësi, e sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë, e jo të bëjë gjeste që nuk i kanë hije një nëne, shkruan Gazeta Shneta.
Por, Adelina duket se kritikat nuk i ka fare problem, duke u bazuar në ato çfarë i janë shkruar së fundmi në Instagram, kritika këto në lidhje me shtatzëninë.
Së fundmi, ajo ka postuar edhe një video në llogarinë e saj, e cila shihet duke vendosur gjuhën jashtë, e që paraprihet të jetë një gjest fëmijëror.
Gjithsesi, Adelina po afrohet drejt muajve të lindjes, e cila pritet të lind këtë vit./Gazeta Shneta/