Numri i rasteve nga Covid të regjistruara deri më tani ka tejkaluar shifrën 20 milionë në Evropën Lindore, bazuar në raportin e Reuters.
Kjo rritje e numrit të rasteve do del të jetë si rezultat i shkallës së ulët të vaksinimit në Evropë, ku më pak se gjysma e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
Sipas një analize të Reuters, tre nga pesë vendet kryesore që raportojnë më shumë vdekje në botë janë në Evropën Lindore – Rusia, Ukraina dhe Rumania.
Më shumë se 40 për qind e rasteve të raportuar në Evropën Lindore ishin në Rusi. Deri më tani, Rusia ka vaksinuar rreth 36 për qind të popullsisë së saj me një dozë të vaksinës.
Në anën tjetër, Moska, kryeqyteti i Rusisë, javën e ardhshme do të mbyllë të gjitha bizneset përveç dyqaneve kryesore për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Sllovakia raportoi 3,480 raste pozitive me Covid më 19 tetor. Kjo shifër po del të jetë më e larta që nga muaji mars i këtij viti, treguan të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Rumani, numri i pacientëve të hospitalizuar është rritur ndjeshëm në gjithë vendin. Vendi raportoi një numër rekord të viktimave dhe rasteve të infektimit të martën./Gazeta Shneta/