Një përmbledhje e re shkencore ka vënë në dyshim praktikën tradicionale të agjërimit para ndërhyrjeve kirurgjikale.
Pacientët zakonisht udhëzohen të mos konsumojnë ushqim apo lëngje për orë të tëra për të shmangur të vjellat nën anestezi, të cilat mund të çojnë në pneumoni nëse thithen nga mushkëritë.
Por studiuesit nga UCLA thonë se nuk ka prova të mjaftueshme mjekësore që kjo praktikë e ul rrezikun, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përfshiu të dhëna nga 17 kërkime të viteve 2016–2023 me afro 1,800 pacientë dhe zbuloi se rastet e thithjes së të vjellave ishin jashtëzakonisht të rralla, pavarësisht nëse pacientët kishin agjëruar ose jo.
Autorët sugjerojnë se pacientët po agjërojnë më shumë sesa është e nevojshme dhe rekomandojnë që në të ardhmen të përdoren metoda moderne si ultrazëri i stomakut për të përcaktuar nevojën individuale për agjërim./Gazeta Shneta/


