Agjërimi, apo kufizimi i marrjes së ushqimeve të ngurta, shpesh promovohet si një metodë efektive për humbje peshe.
Sipas burimit Medical News Today, studime të ndryshme kanë sugjeruar se agjërimi i cili përfshin alternimin e periudhave të kufizimit të ushqimit me modelet e zakonshme të të ngrënit – mund të sjellë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore përcjell Gazeta Shneta.
Në vitet e fundit, kjo formë agjërimi ka tërhequr vëmendje të madhe shkencore.
Përfitimet e mundshme të agjërimit me ndërprerje përfshijnë humbjen e peshës, uljen e rrezikut për diabet të tipit 2, përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe trurit, reduktimin e stresit oksidativ dhe inflamacionit, si dhe rritjen e jetëgjatësisë.
Disa studime kanë sugjeruar gjithashtu një rrezik më të ulët për zhvillimin e disa llojeve të kancerit.
Megjithatë, një studim i ri paraklinik i kryer te minjtë hedh dritë edhe mbi anët e mundshme negative të kësaj praktike.
Hulumtimi tregon se agjërimi, i ndjekur nga riushqyerja, stimulon rigjenerimin e qelizave në zorrë, një proces i rëndësishëm për shëndetin e sistemit tretës.
Në të njëjtën kohë, studiuesit zbuluan se ky mekanizëm mund të rrisë edhe rrezikun për zhvillimin e tumoreve të zorrëve.
Studimi u udhëhoq nga shkencëtarë të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe u publikua në revistën prestigjioze shkencore “Nature”.
Edhe pse rezultatet janë premtuese dhe njëkohësisht shqetësuese, autorët theksojnë se bëhet fjalë për një studim në kafshë.
Për këtë arsye, nevojiten kërkime të mëtejshme te njerëzit për të kuptuar më mirë ndikimin afatgjatë të agjërimit me ndërprerje në shëndetin e zorrëve dhe rrezikun e kancerit. /Gazeta Shneta/


