Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçi elinzanetant ofron shpresë për lehtësimin e afsheve të nxehta gjatë menopauzës

Femina 21/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një medikament në zhvillim, elinzanetant, mund të sigurojë një opsion të nevojshëm për gratë që përjetojnë afshe të nxehta dhe simptoma të tjera të menopauzës, tregon një studim i ri.

Sipas burimit Health Day ilaçi redukton frekuencën e afsheve të nxehta mesatarisht me 56% pas një muaji përdorimi dhe mbi 65% pas tre muajsh, transmeton Gazeta Shneta.

Studimi përfshiu më shumë se 300 gra në postmenopauzë në dy prova klinike.

Rreth 62% e pjesëmarrëseve raportuan të paktën 50% ulje të frekuencës së afsheve të nxehta, ndërsa intensiteti i simptomave gjithashtu u duk se ishte reduktuar ndjeshëm. Hulumtimi u udhëhoq nga Dr. JoAnn Pinkerton, nga Universiteti i Shëndetit të Virxhinias në Charlottesville.

Provimet u financuan nga kompania Bayer, prodhuesi i ilaçit, dhe rezultatet u publikuan më 22 gusht në “Journal of the American Medical Association”. Bazuar në këto të dhëna, kompania ka paraqitur një aplikim të ri për miratim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Sipas ekipit të Pinkerton, deri në 80% e grave do të përjetojnë afshe të nxehta, të njohura mjekësisht si simptoma vazomotore të menopauzës (VSM), të cilat mund të zgjasin për shumë vite dhe shpesh janë të dobësuese dhe të paparashikueshme.

Aktualisht, opsionet terapeutike për trajtimin e këtyre simptomave janë të kufizuara, duke bërë që ilaçi elinzanetant të paraqesë një mundësi premtuese për përmirësimin e cilësisë së jetës së grave në menopauzë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAgjërimi, përfitime të mundshme dhe rreziqe për shëndetin e zorrëve
Artikulli i rradhës Studimi i ri zbulon prezencën e mikroplastikës në pijet e gazuara Coca-Cola dhe Schweppes

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.