Studiuesit e Stanford Medicine kanë prezantuar CRISPR-GPT, një mjet të fuqizuar nga inteligjenca artificiale që ndihmon në projektimin dhe realizimin e eksperimenteve gjenetike.
Teknologjia synon të shkurtojë kohën e zhvillimit të terapive nga vite në vetëm disa muaj, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të qasshëm.
Ndryshe nga proceset tradicionale të CRISPR, që shpesh kërkojnë shumë prova dhe gabime, CRISPR-GPT ofron dizajne të gatshme, parashikon gabime të mundshme dhe sugjeron zgjidhje në kohë reale, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Ai funksionon në tre mënyra – për fillestarë, ekspertë dhe Q&A – duke u shërbyer si udhëzues si studiuesve të rinj, ashtu edhe shkencëtarëve me përvojë.
Përveç përshpejtimit të kërkimeve mbi sëmundjet gjenetike, teknologjia mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera të biologjisë dhe mjekësisë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nevojiten standarde të forta etike dhe të sigurisë për të parandaluar përdorimin e gabuar të saj./Gazeta Shneta/


