Gratë që përjetojnë komplikime gjatë shtatzënisë mund të kenë rrezik më të lartë për tension të lartë dhe sëmundje të zemrës në vitet pas lindjes, veçanërisht nëse përjetojnë stres të lartë.
Kështu thuhet në një studim të publikuar në revistën Hypertension, sipas American Heart Association.
Komplikime si Preeklampsia, lindja e parakohshme ose lindja e një foshnje shumë të vogël për moshën e shtatzënisë lidhen me rrezik më të madh për probleme kardiovaskulare më vonë.
Studiuesit zbuluan se gratë që kishin përjetuar këto komplikime dhe njëkohësisht kishin nivele të larta stresi kishin presion më të lartë të gjakut edhe 2 deri në 7 vjet pas lindjes.
Ekspertët theksojnë se monitorimi i presionit të gjakut dhe menaxhimi i stresit pas shtatzënisë janë të rëndësishme për të mbrojtur shëndetin e zemrës tek gratë./Gazeta Shneta/


