Shumë nga çiftet e njohura shqiptare janë bërë prindër në vitet e fundit duke përfshirë këto Elitën me Gjikon, Zajmina Vasjari, Tuna Sejdiu, Xhensila dhe Bes Kallaku etj.
E këta të fundit sot kanë një ditë tejet të veçantë sepse festojnë ditëlindjen e parët të vajzës së tyre, Ajkës, shkruan Gazeta Shneta.
Dhe si cdo personalitet tjetër i njohur edhe prindërit Xhensila Myrtezaj dhe Besi zgjodhën rrjetet sociale për të bërë urimet e tyre.
Kësaj here, Besi si duket është treguar më i shpejtë tek urimi tek i cili ka shkruar me gallatë si gjithmonë se si Xhensila ende nuk e ka përfunduar shkrimin e urimit të cilin po e bën që 3 ditë.
“O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar ?. Cti bejm qaramanes? ?
Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’.
U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri.
Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret.
Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen.
Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit.
Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt ?).
Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.
Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” ? Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim”, ka shkruar Besi.
Ndëersa urimin “e vonshëm” të Xhensilës mund ta lexoni në postimin e poshtëm. /GazetaShneta/