Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm qysh në moshë të hershme”

Jetë 12/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë studime janë kryer mbi efektin e ushqimit të shëndetshëm në jetën e fëmijëve.

Këtë temë e ka prekur edhe mamia Razije Musa në postimin e saj të fundit, shkruan Gazeta Shneta.

Ajo ka bërë thirrje për prindërit që të tentojnë të bëjnë zgjedhje më të mençura kur vie puna tek ushqimi i fëmijëve të tyre.

“Shumica e prindërve sot ankohen se për shkak të jetës dinamike e kanë të vështirë t’i futin fëmijët në një sistem të jetesës së shëndetshme. Kur dëgjoj arsyetimet e mungesës së kohës unë gjithmonë ju them se është me rëndësi që fëmijëve të ju servoni ushqime me vlera ushqyese edhe atëherë kur nuk keni kohë për të përgatitur diçka, mund të jetë ndonjë sallatë e shpejtë frutash apo perimesh, mund të jetë bukë integrale me kos, mund të jetë ndonjë patate e zier apo e pjekur e shoqëruar me pak djath, një vezë e zier e shumë opsione të tjera”, ka shkruar ajo.

Sipas Musës, fëmijët duhet t’i shmangin në çdo rast pijet e gazuara, ushqimet e proceduara dhe ato me shumë sheqer e yndyrna të pashëndetshme.

Nëse fëmijët do të rrite me shprehi të mira të të ushqyerit ata në të ardhmen do të kenë prirje për t’u kujdesur për ushqimin edhe pasi të arrijnë pjekurinë. Ushqimi i shëndetshëm I ndihmon ata që po ashtu të kenë një shëndet të mirë dhe performancë akademike në jetën e mëvonshme.

Po poshtë, mamia Razije ka renditur 3 nga arsyet kryesore se përse një dietë e zgjedhur përmirëson jetën e të vegjëlve:

– Zhvillimi i trurit duke ndikuar drejtpërdrejtë në performancë më të mirë të fëmijës.

– Rritja fizike në përputhje me moshën .

– Pranimi i hershëm i zakoneve të shëndetshme të ushqyerit dhe ngritja e vetëdijes së fëmijës mbi vlerat e produkteve që i konsumon./GazetaShneta/

Kliko këtu për të lexuar postimin e plotë

Artikulli paraprakAjka feston ditëlindjen e parë, urimi i ëmbël i Xhensilës dhe ai gallatë nga Besi
Artikulli i rradhës Si mund ta përshpejtoni ciklin menstrual

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.