Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë detaje për gjendjen e mërgimtarëve që i shpëtuan aksidentit në Kroaci, por që mbetën të lënduar dhe nën trajtim në shtetin kroat.
Ai në një konferencë për media ka thënë se 15 pacientë vazhdojnë të trajtohen në Kroaci, shkruan lajmi.net.
Vitia ka bërë të ditur se nga 15 të lënduarit, një është në gjendje të rëndë.
“Kanë qenë 43 të hospitalizuar, teksa 15 kanë qenë pa lëndime. 15 vazhdojnë trajtimin. Një nga pacientët është transferuar në Zagreb sepse ka disa lëndime. Gjendja e saj është stabile. Nevojiten edhe disa ditë që të rikuperohet. Këta 15 që po trajtohen në spital janë në gjendje stabile përveç dy personave që janë në intensive ku njëri është në gjendje të rëndë akoma. Nga të liruarit, katër nga bashkëatdhetarët kanë zgjedhur që të shkojnë për trajtim në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm. Gjashtë pritet të lirohen në ditët në vijim sepse kanë lëndime të lehta”, ka thënë Vitia.