Një paralajmërim është lëshuar pasi një fëmijë vdiq, duke qenë shkaktarë nëna e saj, pasi që ra në gjumë përderisa ishte duke e mbajtur atë.
Një mëngjes korrikun e kaluar, gruaja e paidentifikuar e mbajti vajzën e saj të sapolindur në shtrat, pasi ajo u zgjua për të tretën herë në orën 03:30 duke ulëritur shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Duke u përpjekur ta ndalonte duke qarë, ajo mbajti foshnjën 25-ditore në krahë ndërsa u ul në shtrat për ta ushqyer atë. Pa e pasur ndërmend, atë e zëri gjumi për tri orë, si rezultat i lodhjes.
Ajo vuri re se vajza e saj ishte shtrirë pranë saj dhe nuk merrte frymë, kur ajo u zgjua në orën 7.15.
“Kjo ishte një vdekje aksidentale dhe nëna nuk kishte ndërmend të binte në gjumë. Shumë shpesh, prindërit mbajnë fëmijët e tyre të sapolindur në shtrat, por publiku duhet të dijë për rreziqet e mbajtjes së foshnjave në këtë mënyrë” tha mjeku i saj.
Bebet nuk duhet të ndajnë një shtrat me prindërit, pasi që rrezikohen të mbyten nga gjumi i pa-qëllimtë nga prindërit, si dhe rrit rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS)./Gazeta Shneta/