Studimi i fundit i publikuar në JAMA Network Open nga Universiteti i Sao Paulo (USP) dhe Universiteti i Santa Catarina Jugore (UNISUL) ka nxjerrë në pah se akupunktura e veshit mund të jetë një zgjedhje alternative e sigurt për pacientët me depresion.
Kjo teknikë e lashtë kineze, e cila përdor gjilpëra të holla në veshin e jashtëm për të stimuluar organe të ndryshme, përfshirë trurin dhe nervin vagus, u zbulua se ndihmon në zvogëlimin e simptomave të depresionit në një mënyrë efektive, shkruan CNN, trasnmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa numri i diagnozave të depresionit ka rënë në rritje vitet e fundit, shumica e pacientëve nuk marrin trajtimin e duhur, duke përfshirë psikoterapinë dhe mjekimin.
Shkaku për këtë mund të jenë kostot e larta dhe efektet anësore të antidepresantëve. Kështu, kërkesa për trajtime alternative dhe më të përballueshme, si akupunktura e veshit, është në rritje.
Procedura e akupunkturës së veshit është e thjeshtë dhe e shpejtë, me një seancë që zgjat nga 5 deri në 15 minuta. Kjo e bën atë një opsion tërheqës për shumë persona.
Megjithatë, duhet të theksohet se efektiviteti dhe siguria e kësaj metode në trajtimin e depresionit ende nuk janë vërtetuar plotësisht, ndaj nevojitet më shumë hulumtim për të kuptuar potencialin dhe kufizimet e saj në këtë fushë./Gazeta Shneta/


