Një raport i fundit nga laboratori i pavarur Valisure ka shqetësuar pas zbulimit të “niveleve të papranueshme të larta” të benzenit kimik në disa trajtime të akneve të njohura si Proactive dhe Clearasil.
Benzeni, një substancë e njohur për lidhjen e tij me kancerin, u gjet në nivele të larta në produkte të akneve që përmbajnë peroksid benzoil, sipas raportit të publikuar këtë javë, shkruan CNN, transmton Gazeta Shneta.
Valisure zbuloi se trajtimet e akneve me peroksid benzoil ishin të paqëndrueshme dhe mund të prodhonin nivele të larta të benzenit, duke kaluar 800 herë kufirin e përqendrimit “të kufizuar me kusht”, të vendosur nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA.
Pas analizës së 175 produkteve, Valisure dërgoi një peticion qytetar në FDA të mërkurën për të kërkuar tërheqjen e trajtimeve të prekura të akneve. Nga 99 produkte me peroksid benzoil, benzeni u zbulua në 94 prej tyre.
FDA, ndërkohë, tha se po merr në konsideratë informacionin nga Valisure dhe të tjerë, por vendimet rregullatore do të bazohen në vërtetësinë dhe riprodhueshmërinë e të dhënave./Gazeta Shneta/


