Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarmon shefi i OBSH-së, thotë se po humbet mundësia e parandalimit të koronavirusit

Lajme 22/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka alarmuar për humbjen e mundësisë së parandalimit të koronavirusit, pas infektimit të disa rasteve në Iran, Kore të Jugut dhe shtimit të rasteve në Itali

Komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë përpjekjet për frenimin e koronavirusit, mes shqetësimit të infeksionit në Iran dhe Korenë e Jugut, deklaroi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Dritarja e mundësive është ende aty, por dritarja jonë e mundësive po ngushtohet”, theksoi ai një konferencë për shtyp.

Tedros shtoi se deri tani, vendet nuk i janë përgjigjur në mënyrë të përshtatshme apelit të OBSH-së për 61,5 milionë dollarë, për të financuar planin global të Covid-19.

Ndërkohë, në Itali, zyrtarët njoftuan sot se 14 persona janë infektuar në Lombardi nga koronavirusi, ndërsa dy raste të tjera janë identifikuar në Veneto.

Qytetarëve në disa qytete të Lombardisë u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me persona të tjerë.

“Italia është gati. Kishim përgatitur një plan sepse ishte e qartë çfarë mund të ndodhte”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Tani është çështje e zbatimit të planit. Ky plan shfaq vendime të menjëhershme për zonat e shpërthimit, për të limituar përhapjen e virusit”, është shprehur ai.

Artikulli paraprakUTI apo infeksioni maja: Ja se si ta zbuloni se nga cili vuani
Artikulli i rradhës Kirurgu shqiptar, Ramës: Kam kryer 10 mijë operacione me laparaskopi, kthena dinjitetin me paga

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.