Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu shqiptar, Ramës: Kam kryer 10 mijë operacione me laparaskopi, kthena dinjitetin me paga

Lajme 22/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur, Arben Beqiri i është përgjigjur kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu në lidhje me gjendjen e shëndetësisë dhe pajisjeve spitalore.

Në konferencën “Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi” të organizuar nga fondacioni Konrad Adenhauer, Beqiri kujtoi se shëndetësia në vend nuk lindi në kohën kur në qeverisje erdhi e majta.

“Të dëgjosh kryeministrin që në vitin 2019 apo 2020 të demonstroj vegla të ndryshkura, duke injoruar çdo gjë që është bërë më përpara do të mjaftonte t’i kujtoja që deri ditën që ai flet, vetëm unë që jam një prej kirurgëve kam bërë mbi 10.000 ndërhyrje me laparoskopi.

Që janë një teknologji shumë e lartë e futur në Shqipëri që në vitin 1995. Ta quajmë injorancë? Do të thoja është pak. Por injorancë, apo keqdashje, apo abuzim me fondet publike është kur në vitin 2020 t’i blen pajisje për sallën më të mirë të QSUT që e trumpeton me aq triumf.

Të blesh pajisje 20 vjet të vjetra. Të një teknologjie që kur është prezantuar është prezantuar si e vitit 2020. Teknologji që qytetarët pretendojnë ta kenë shumë herë më të mirë në shtëpitë e tyre. Kjo është e vërteta. Ky është problem”, tha Beqiri.

Sipas kirurgut, largimi i infermierëve dhe mjekëve duhet të jetë një këmbanë alarmi.

“Shumë shpejt jo vetëm mjekësi falas nuk do të ketë por nuk do të ketë as mjekësi shqiptare, në kuptimin e parë të fjalës. Me ritmet e largimit të personelit shëndetësor, të mbi 800 mjekëve të larguar që nga viti 2013 përbën një situatë alarmante që kërkon vertetë një ndërhyrje drastike. Ne me mendimet që japin nuk jemi për të përmirësuar sistemin, nëse mund të krijohet kjo ide. Ne jemi në antagonizëm me këtë sistem. Dua t’ju them një fakt të thjeshtë. Në degën e Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, mbi 90% e infermierëve atje hyjnë me një diplomë gjermanishteje në xhep. Unë mendoj se pas kësaj ka më nevojë të bësh pyetsor se ku ke dëshirë të studiosh apo të jetosh. Apo a dëshiron të qëndrosh”, theksoi kirurgu.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, mjekët kanë nevoje për dinjitet dhe paga që i japin mundësi të jenë të vlerësuar, duke sjellë në vëmendje premtimin e kreut të opozitës, Basha për paga 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

“Rritja e pagave është shumë e rëndësishme. Do të ketë një impakt të menjëhershëm në moslargimin e personelit. Do të jap vetëm një impresion të thjeshtë,  pas një tryeze të ngjashme për shëndetësinë që zhvilluan vitin e kaluar, mesazhi që pati më shumë impakt në ambjentin spitalor ishte ai i zotit Basha për rritjen e pagave. Njerëzit kanë natyrën dhe tendencën të harrojnë shpejtë, harrojnë çfarë themi për politikat dhe ligjet. Detyra jonë është që premtimet tona të jenë të bazuara. Që në premtimet tona të mos ketë gënjeshtra”, tha ish-ministri i Shëndetësisë.

Artikulli paraprakAlarmon shefi i OBSH-së, thotë se po humbet mundësia e parandalimit të koronavirusit
Artikulli i rradhës Këta janë dy vëllezërit shqiptarë që u bën doktorë në një ditë në Zvicër

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.