Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarmon studimi botëror: Të rinjtë nuk janë më të lumtur

Jetë 02/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri me përmasa botërore tregon se të rinjtë sot nuk janë më aq të lumtur sa gjeneratat e mëparshme.

Të dhënat janë mbledhur nga më shumë se 200 mijë persona në mbi 20 vende të ndryshme gjatë vitit 2023, dhe analizohen në kuadër të Studimit Global të Mirëqenies, një bashkëpunim mes Universitetit të Harvardit dhe Baylor University, publikuar në revistën Nature Mental Health.

Tradicionalisht, studimet kanë treguar se lumturia ndjek një formë harkore në jetë: njerëzit janë më të lumtur në rini, përjetojnë një rënie në mes të jetës, dhe më pas ndihen më mirë teksa plaken. Por sot, kjo duket se ka ndrzshuar. Të rinjtë – veçanërisht ata nga 18 deri në 29 vjeç – raportojnë nivele më të ulëta të mirëqenies sesa më parë.

Çfarë nuk shkon me të rinjtë sot?

Sipas studimit, të rinjtë nuk përballen vetëm me mungesën e lumturisë, por edhe me sfida në shëndetin fizik dhe mendor, vlerësimin e vetes, kuptimin e jetës, marrëdhëniet ndërpersonale dhe sigurinë financiare.

Në shumicën e vendeve perëndimore, sidomos në SHBA, kontrasti mes mirëqenies së të rinjve dhe atyre mbi 50 vjeç është më i theksuar. Në disa vende të tjera, si Polonia dhe Tanzania, mirëqenia bie me moshën, ndërsa në vende si Japonia dhe Kenia, forma tradicionale e harkut ende qëndron.

Ekspertët shprehen të shqetësuar

Profesor Tyler VanderWeele nga Harvard, autor kryesor i studimit, thotë se gjetjet ngrejnë një pyetje të rëndësishme: “A po investojmë sa duhet në mirëqenien e të rinjve?” Ndërkohë, profesoresha e psikologjisë në Yale, Laurie Santos, vëren se shoqërimi dhe lidhjet sociale, që janë thelbësore për lumturinë, janë në rënie mes të rinjve.

Një tjetër faktor i përmendur është përdorimi i lartë i teknologjisë dhe koha e kaluar përpara ekranit, që zëvendëson aktivitetet sociale.

Artikulli paraprakÇaji i gjelbër ndihmon në përmirësimin e kujtesës
Artikulli i rradhës Punonjësit shëndetësorë në Spanjë e Portugali ofruan kujdes urgjent pa energji gjatë një ndërprerjeje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.