Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është infektuar me virusin Sars-Cov-2.
Lajmin e ka konfirmuar vet Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar simptomat dhe gjendjen e tij shëndetësore.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Gazeta Shneta/