Shtatzënia sjell shumë ndryshime në trupin tuaj.Ato mund të variojnë nga ndryshimet e zakonshme dhe të pritshme tek ato më pak të njohura.
Ndryshimet hormonale dhe fiziologjike që i sjell shtatzënia janë unike shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Estrogjeni dhe progesteroni janë hormone kryesore të shtatzënisë.Gratë shtatzëna përjetojnë një rritje të papritur të estrogjenit dhe progesteronit, por gjithashtu përjetojnë ndryshime në sasinë dhe funksionin e hormoneve tjera.
Rritja e estrogjenit gjatë shtatzënisë mundëson që mitra dhe placenta të:
-Transferojnë lëndët ushqyese,
-Mbështesin foshnjen në zhvillim,
Përgjatë tremujorit të parë rritja e shpejtë e niveleve të estrogjenit mund të shkaktojë të përziera të lidhura me shtatzëninë.
Në anën tjetër, ndryshimet në progesteron shkaktojnë një plogështi ose çlodhje të ligamenteve dhe nyjeve në gjithë trupin.
Gjithashtu, progesteroni është shumë i rëndësishëm, pasi transformon mitrën e nëns nga një madhësi e vogël në atë më të madhe për të akomoduar zhvillimin e fetusit./GazetaShneta/