Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kolegji i Kirurgëve i kërkoi MSH-së 25 mijë Euro mbështetje për organizimin e Kongresit Klinik

Lajme 29/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës i cili udhëhiqet nga Rifat Latifi, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë e cila po ashtu udhëhiqet nga Latifi, 25 mijë Euro për organizimin e Kongresit Klinik. Kjo kërkesë është refuzuar nga MSH

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës i cili udhëhiqet nga ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi para dy javësh ka mbajtur Kongresin e Dytë Klinik. Për ta organizuar këtë kongres, Kolegji i kishte kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë mbështetje financiare në vlerë 25 mijë Euro, shkruan Gazeta Shneta.

Kërkesën për këto para e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë bërë të ditur poashtu se kërkesa është refuzuar.

“Ju njoftojmë se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka kërkuar mbështetje financiare nga Ministria e Shëndetësisë, mirëpo kjo kërkesë nuk është aprovuar”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kërkesa është konfirmuar edhe nga Kolegji, por këta kanë deklaruar se ende nuk kanë marr përgjigje nga MSH. “Jo, nuk kemi marrur asnjë përgjigje”, thuhet në përgjigjen e Kolegjit.

Ata kanë thënë se kërkesa të ngjashme kanë dërguar edhe në disa organizata tjera, me qëllim për të mbuluar koston e organizimit të kongresit.

Sipas tyre ende nuk dihet sesa ka qenë kostoja totale e këtij organizimi. “Akoma jemi ne proces te mbledhjes se te gjitha shpenzimeve. Sdq, nje pjese e madhe e shpenzimeve eshte mbuluar nga Oda e Mjekeve te Kosoves, si bashkeorganizatore e Kongresit”, është thënë në përgjigjen elektronike nga Kolegji. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFerdane Myftari reagon kundër arsyeve të Zhubit për shkarkimin e saj
Artikulli i rradhës Albin Kurti: Kosova shënoi sukses në ballafaqimin me Covid-19

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.