Kryeministri Albin Kurti ka qenë mysafiri i parë në zyrën e ministrit të ri të Shëndetësisë Rifat Latifi.
MSH ka njoftuar se Latifi në ditën e tij të parë të punës e ka pritur në vizitë kryeministrin Albin Kurti.
“Gjatë takimit me Ministrin Latifi, Kryeministri Kurti u njoftua për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe atij kundër gripit sezonal, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të profesionistëve shëndetësor”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Kurti i ka shprehur Latifit mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Kosovës në avancimin e shërbimeve shëndetësore.
Kujtojmë se dje Kurti e ka emëruar Latifin në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë i cili kandidoi për kryetar të Prishtinës. /Gazeta Shneta/