Dr. Altin Sallahu është specialisti më i ri i kirurgjisë abdominale. Ai e ka mbrojtur me sukses provimin specialistik në QKUK.
“Falenderim për mentorin tim klinik për perkrahjen e vazhdueshme Prof.Dr.Valon Zejnullahu”, ka shkruar Sallahu në postimin e tij, shkruan Gazeta Shneta.
Postimi i plotë:
Sot mbylla me sukses një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës sime profesionale. Pas viteve të gjata pune, përkushtimi dhe sakrifice, me krenari njoftoj se kam përfunduar specializimin dhe kam fituar titullin Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme- Abdominale.
Falënderim i sinqertë për komisionin vlerësues për profesionalizmin dhe vlerësimin korrekt:
Prof. Asoc. Dr. Faton Hoxha – Kryetar
Prof. Asst. Dr. Enver Fekaj – Anëtar
Prof. Asst. Dr. Floren Kavaja – Anëtar
Falenderim për mentorin tim klinik për perkrahjen e vazhdueshme Prof.Dr.Valon Zejnullahu
Mirënjohje e veçantë për shefen e Repartit A, Prof. Dr. Dafina Mahmutaj, për mbështetjen dhe bashkëpunimin profesional.
Falënderoj nga zemra të gjithë kolegët e mi – specialistë, specializantë, instrumentarë dhe infermierë – për bashkëpunimin, ndihmën dhe frymën ekipore gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Faleminderit Nënës time, vëllezerve të mi për mbështetjen e vazhdueshme.
Një falënderim i veçantë për gruan time, Erën, për përkrahjen e pakursyer, durimin dhe forcën që më ka dhënë në çdo kohë të këtij rrugëtimi.
Dhe mbi të gjitha, për vajzën time të vogël Mara – burimi im i motivimit dhe buzëqeshja që më ka dhënë forcë në ditët më të vështira.
Këtë arritje ia dedikoj njeriut pa të cilin nuk do të isha ky që jam sot – mentorit tim të jetës, babait tim, Prof. Dr. Ferat Sallahu.
Me respekt Dr.Altin Sallahu – Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Abdominale




