Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar një test të ri, të quajtur ROCA (Risk of Ovarian Cancer Algorithm), që mat rrezikun e kancerit ovarian dhe u ofron grave kohë shtesë përpara se të marrin vendimin për një operacion drastik.
Ky test tashmë është i disponueshëm përmes Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) për mijëra gra që mbartin gjenet BRCA1 dhe BRCA2, të cilat rrisin ndjeshëm rrezikun e kësaj sëmundjeje, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshe nga kanceri i gjirit, për të cilin ekziston mamografia, kanceri ovarian nuk ka një metodë të hershme depistuese.
Deri tani, mënyra më e sigurt për të ulur rrezikun ka qenë heqja e tubave dhe e vezoreve, një ndërhyrje që ndalon fertilitetin dhe shkakton menopauzë të parakohshme. Kjo i vë shumë gra përballë një dileme të vështirë mes shëndetit dhe dëshirës për të pasur fëmijë.
Mjekët theksojnë se testi nuk zëvendëson kirurgjinë, por ofron një “hapësirë frymëmarrjeje” për gratë që nuk janë ende gati të marrin vendimin final. Shumë prej tyre e kryejnë testin çdo katër muaj, duke monitoruar çdo ndryshim
Pas suksesit të pilot provës klinike, ROCA po zgjerohet në nivel kombëtar, duke u dhënë shpresë grave që kërkojnë të balancojnë jetën familjare me kujdesin për shëndetin. /Gazeta Shneta/


