Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku ligjor: Ademaj kishte hematomë në krah – dëmtimi u shkaktua para ose gjatë vrasjes me mjet të fortë, jo të mprehtë

Lajme 06/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, të hënën ka dëshmuar mjeku ligjor Naim Uka, i cili ka kryer autopsinë e trupit të saj, raporton Ekonomia Online.

Gjatë dëshmisë së tij, Uka ka thënë se gjatë ekzaminimit të jashtëm të trupit të viktimës është konstatuar një gjakmbledhje lëkurore (hematomë) në krahun e djathtë, e cila tregon se dëmtimi është shkaktuar para ose gjatë vrasjes.

“Gjatë procedurave standardeve të strukturave mjeko-ligjore, përveç plagëve vdekjeprurëse, ekzaminohen të gjitha dëmtimet tjera eventuale trupore. Në rastin konkret, gjatë ekzaminimit të jashtëm të trupit është konstatuar gjakmbledhja lëkurore (hematoma) me përmasa rreth 6 x 1.5 cm në regjionin e sipërm dhe të jashtëm në krahun e djathtë. Kjo gjakmbledhje është përshkruar me ngjyrim të kuqe dhe blu, vetë përngjyrimi i tillë, bazuar në kriteret shkencore mjeko-ligjore dhe praktike, dëshmon se kjo gjakmbledhje është shkaktuar para ose gjatë vrasjes së tani më të ndjerës”, ka deklaruar Uka.

Sipas tij, proceset fiziologjike të trupit ndalojnë pas vdekjes, prandaj është e pamundur që hematoma të jetë shkaktuar më pas.

“Proceset fiziologjike në organizmin e njeriut pushojnë së vepruari me rastin e vdekjes. Në këtë kuptim, nuk mund të zhvillohet hematomë apo rrjedhje e gjakut pasi që qarkullimi i gjakut është ndërprerë. Përngjyrimi i këtij dëmtimi, bazuar në të gjitha literaturat e mjekësisë ligjore, pavarësisht kohës së kryerjes së autopsisë, tregon qartë se hematoma është shkaktuar nga momenti i vrasjes dhe deri në 24 orë përpara saj. Ose, bazuar në përngjyrimin e kuq, nuk e kalon 3 orshin para vrasjes”, ka sqaruar ai.

Uka ka shtuar se dëmtimi i konstatuar është shkaktuar nga përdorimi i një mjeti të fortë, jo të mprehtë.

“Dëmtimi i përshkruar në këtë regjion, në bazë të karakteristikave të tij, është shkaktuar nga përdorimi i mjetit të fortë të topitur, jo i mprehtë, pa majë dhe pa teh. Në cilësinë e mjekut ligjor mund të përshkruaj vetëm karakteristikat e mjetit pa emërtuar mjetin me të cilin është shkaktuar, mirëpo përjashtohet çdo mjet që ka karakteristikat e majës, të tehut apo të këndeve të rregullta”, ka theksuar ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës, Leotrim Syla, Uka ka bërë të ditur se edhe dora nuk mund të përjashtohet si mjet që mund të ketë shkaktuar dëmtimin trupor.

“Po, dora është një nga mjetet e cila nuk mund të përjashtohet si mjet përmes së cilës është shkaktuar ky dëmtim trupor”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur më tej, ai ka shtuar se nuk mund të përjashtojë asnjë mjet tjetër që mund të ketë shkaktuar dëmtimin.

“Jo, nuk mund të përgjigjem pasi që mekanizmi i veprimit të dy mjeteve është i njëjtë. Nuk është konstatuar edhe vizualizimi i gishtërinjve të dorës, për këtë arsye nuk mund të përjashtohet asnjë mjet që ka shkaktuar këtë dëmtim”, ka deklaruar ai.

Uka ka theksuar se përmasat e hematomës tregojnë për përdorim të forcës fizike të konsiderueshme.

“Vetë përmasat e kësaj hematome, të cilat janë evidentuar si 6 x 1.5, dëshmojnë që ka qenë e nevojshme të përdoret një forcë fizike jo e lehtë që të shkaktohet kjo hematomë”, ka përfunduar ai.

Artikulli paraprakMjeku ligjor: Liridona Ademaj është vrarë nga afërsia 2 deri në 5 centimetra
Artikulli i rradhës Algoritmi i ri që mat rrezikun e kancerit ovarian u jep grave kohë para operacionit

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.