Një studim i ri ka treguar se pirja e tepërt e alkoolit është e lidhur me dëmtime në tru dhe një rrezik të shtuar për zhvillimin e dëmtimit të kujtesës dhe problemeve të të menduarit.
Ata që konsumojnë tetë ose më shumë pije alkoolike në javë kanë një rrezik të rritur për të zhvilluar hyaline arteriolosklorozë, një gjendje që shkakton ngushtimin dhe trashjen e arterieve të vogla që furnizojnë me gjak trurin, duke dëmtuar kështu qarkullimin e gjakut dhe duke sjellë dëmtime në tru me kalimin e kohës. Kjo gjendje duket si lezione në tru, që janë zona të dëmtuara të indit.
Studimi, analizoi autopsitë e trurit të rreth 1,800 personave, ku ata gjetën lidhje të forta mes pirjes së tepërt të alkoolit dhe dëmtimit të trurit, përfshirë tangjillat tau që lidhen me sëmundjen Alzheimer, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se pirësit e rëndë të alkoolit kishin 133% më shumë mundësi për të zhvilluar lezione në tru krahasuar me ata që nuk konsumonin alkool, dhe kishin gjithashtu një rrezik më të lartë për të zhvilluar tangjilla tau dhe zvogëlim të trurit. Po ashtu, ata vdisnin mesatarisht 13 vjet më herët se ata që nuk pinë alkool.
Studiuesit theksuan se këto efekte të dëmshme të alkoolit në tru janë një shqetësim i madh për shëndetin publik dhe se është e nevojshme të merren masa parandaluese për të ulur pirjen e tepërt të alkoolit.


