Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alternativat natyrale që ndikojnë në hormonin e ngopjes GLP-1

Jetë 09/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kohët e fundit, medikamentet GLP-1, si Ozempic dhe Mounjaro, kanë revolucionarizuar trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe menaxhimin e peshës trupore. Suksesi i tyre ka nxjerrë në pah rolin kyç të hormoneve të zorrëve në kontrollin e oreksit, metabolizmit dhe niveleve të sheqerit në gjak.

Këto barna veprojnë mbi hormonin GLP-1, i cili transmeton sinjale nga zorra drejt trurit për të ulur ndjenjën e urisë, për të rritur ngopjen dhe për të përmirësuar rregullimin e glukozës në gjak.

Pikërisht ky mekanizëm ka nxitur interesin e studiuesve për të gjetur alternativa natyrale që mund të ndikojnë në të njëjtën mënyrë, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Një rishikim shkencor i publikuar nga studiues të Universitetit Heliopolis në Kajro ka analizuar ndikimin e disa përbërësve ushqimorë natyralë në aktivitetin e hormonit GLP-1.

Edhe pse deri më tani nuk është identifikuar asnjë substancë natyrore që të imitojë plotësisht efektet e injeksioneve GLP-1, disa përbërës tregojnë potencial premtues.

Kafeina, proteinat dhe ekstrakti i çajit jeshil mund të kontribuojnë në rritjen e metabolizmit dhe përmirësimin e sinjaleve të ngopjes.

Gjithashtu, substanca si berberina, kanella dhe çaji jeshil janë duke u studiuar për rolin e tyre në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe kontrollin e oreksit.

Megjithëse kërkimet janë ende në fazat fillestare, provat aktuale sugjerojnë se përzgjedhja e ushqimeve të duhura dhe koha e të ngrënit mund të ndihmojnë në rregullimin natyror të aktivitetit të GLP-1.

Kjo qasje mund të kontribuojë në një “riprogramim” të sinjaleve të urisë dhe ngopjes, duke ofruar alternativa më natyrale, më të përballueshme dhe më të qasshme për kontrollin e peshës trupore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKushtetuesja i rrëzon 12 ligje të Qeverisë Kurti, ndër to edhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore
Artikulli i rradhës Shtimi i infermierëve, çelës për uljen e sindromës së djegies profesionale në spitale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.