Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael Ines Demiri, i ka dedikuar një postim profesoreshës dhe endokrinologes Venera Berisha-Muharremi.
Demiri e ka pritur në takim mjeken nga Kosova, e cila mori pjesë në një trajnim të organizuar nga organizata MASHAV e cila është e themeluar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit.
“Një moment krenarie me Dr. Venera Berisha Muharremi – Profesoreshë e Mjekësisë Interne në Universitetin e Prishtinës. Venera Berisha-Muharremi përfundoi me sukses Kursin Ndërkombëtar për “Menaxhimi i Shërbimeve Shëndetësore në kohë krizash”, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit Golda Meir MASHAV Carmel. Mezi pres që edhe shumë pjesëmarrës nga Kosova te marrin pjese në trajnimet e ofruara nga MASHAV”, ka shkruar Demiri. /Gazeta Shneta/




