Pak ditë më parë, varianti i ri, Omicron, është përhapur në disa pjesë të botës. Deri më tani, ekzistojnë pak informacione në lidhje me problemet që mund të shkaktojë ai.
I identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, varianti i ri Omicron ka filluar të transmetohet edhe në Evropë, transmeton Gazeta Shneta.
Si rezultat i kësaj, shumë vende kanë vendosur kufizime të ashpra në mënyrë të parandalimit të transmetimit të tij.
Aktualisht, shkencëtarët kanë arritë të sigurojnë përgjigjje për disa nga pytjete shqetësuese shkruan BBC.
A mund të transmetohet më lehtë varianti i ri?
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) thotë se një rritje e madhe e rasteve në Afrikën e Jugut përkoi me zbulimin e Omicron.
Teoritikisht, ekzistojnë mutacione që e ndihmojnë atë të përhapet më shpejt, por ende nuk është e qartë nëse përhapet më lehtë se varianti dominues Delta, i cili është një faktor kyç nëse do ta kalojë atë.
A do të tregojnë efektivitet vaksinat anti covid kundër tij?
Omicron ka shumë mutacione në proteinën e tij spike, pjesa e objektivit të vaksinave aktuale të virusit. Shqetësimi është se ky virus tani është rrënjësisht i ndryshëm nga lloji origjinal i Wuhan-it mbi të cilin janë modeluar vaksinat tona.
Mirëpo, Prof Calum Semple, këshilltar shkencor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, thotë se vaksinat “ka ende gjasa t’ju mbrojnë nga sëmundjet e rënda”.
A mund të shkaktojë probleme më të rënda shëndetësore?
Të dhënat fillestare sugjerojnë rritje të numrit të pacientëve të hospitalizuar në Afrikën e Jugut, por kjo mund të jetë për shkak të rritjes së rasteve në përgjithësi, thotë OBSh.
Mirëpo, OBSh-ja paralajmëron se të gjitha variantet e Covid mund të shkaktojnë sëmundje të rënda dhe numër të lartë të viktimave, kështu që “parandalimi është gjithmonë kyç”./Gazeta Shneta/